Distria Krasniqi flet pasi fitoi medaljen e artë në Zagreb

Distria Krasniqi shkëlqeu të premten në garën Grand Prix të Zagrebit dhe u shpall kampione e kategorisë deri 52 kilogramë.

Për xhudisten kosovare, fituese e dy medaljeve olimpike, triumfi në Zagreb është i veçantë. Dhe për këtë ka folur vetë ajo pas garës.

Për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, ajo ka thënë se Zagrebi është i veçantë, pasi vitin e kaluar e fitoi Kampionatin Evropian në xhudo.

“Kam kujtime të mira nga Zagrebi. Këtu jam bërë kampione evropiane. Më pëlqen këtu. Është edhe afër kështu që është mirë gjithmonë”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi të premten në finale e mposhti xhudisten hungareze, Reka Pupp. Ndaj saj pas 2 minuta e 26 sekonda luftë, realizoi aksion të bukur për “Ippon”. Ndaj Puppit tani ka dhjetë fitore e një humbje.

“I them Reka Puppit faleminderit për luftën. Mendoj se kemi pasur shumë përballje, nuk e mbaj mend se sa. Ndoshta në secilën garë është dashur të përballemi me njëra-tjetrën. Gjithmonë është luftë e vështirë. Njësoj ishte edhe kjo e fundit. E respektoj atë shumë, është xhudiste me personalitet shumë të mirë”, është shprehur Krasniqi.

29-vjeçarja Krasniqi në garat e nivelit Grand Prix ka tetë medalje të arta. Në Zagreb u kthye në tatami për herë të parë që prej 13 qershorit, kur doli nënkampione e botës në Hungari. Ajo në shkurt fitoi të bronztë në Grand Slamin e Parisit, në mars të argjendtë në Grand Prix në Austri, kurse më 23 prill fitoi të artën në Kampionatin Evropian.

“Jam shumë e lumtur. Për një kohë të gjatë nuk kam garuar. Nuk më ka ndodhur që të mos garoj për gjashtë muaj, vetëm pas Olimpiadës. Kështu që për mua ishte ditë e mirë. Kam stërvitur shumë dhe mendoj se suksesi është rezultat i punës së madhe pas Kampionatit Botëror. Jam e lumtur që jam në formë të mirë”, është shprehur top-xhudistja.

Krasniqi në fund theksoi se i gjithë ekipi u kushton vëmendje detajeve dhe gjithmonë shohin diçka të re, për t’u përmirësuar sa më shumë. Dhe për këtë arsye, ajo thotë se xhudoja kosovare është spektakolare.

Në Zagreb të premten garoi edhe Flaka Loxha, që u rendit e pesta. Dardan Cena të shtunën u ndal në luftën e dytë, ndërsa të dielën garojnë Anes Veseli dhe Shpati Zekaj.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…