Dëmtohen vagonët në Stacionin e Hanit të Elezit, Policia nis hetimet

Vagonët e sapo-riparuar të trenit të “Trainkos”, këtë të shtunë janë dëmtuar dhe ngjyrosur në Stacionin Hekurudhor të Hanit të Elezit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Është kontaktuar prokurori i shtetit dhe rasti është cilësuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Rasti po hetohet nga Njësisë së Hetimeve”, tha Veseli.

Ndërsa, ndërmarrja Publike Hekurudhat e Kosovës “Trainkos” pati reagim sot pas rastit, ku kishte kërkuar nga organet kompetente hetim të plotë dhe ndëshkim të përgjegjësve.

“Që nga fillimi i këtij projekti në vitin 2019, dëmet ndaj ndërmarrjes janë të mëdha:humbje financiare që tejkalojnë 10 milionë euro, humbje të klientelës dhe të imazhit, zhvendosje të konsiderueshme të klientëve nga transporti hekurudhor në atë rrugor”.

“Këto pasoja do të vazhdojnë të ndihen për një periudhë të gjatë dhe rikuperimi i plotë do të kërkojë vite. Ky akt vandal është dëm i drejtpërdrejtë ndaj pronës publike dhe ndaj përpjekjeve tona për modernizimin dhe përmirësim të shërbimeve të transportit hekurudhor”, thuhet në reagimin e “Trainkos” në Facebook

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…