Rusia sulm masiv me dronë në Kiev, ushtria ukrainase dëmtojnë një tjetër terminal nafte

Rusia ndërmori një sulm në shkallë të gjerë në Kiev mbrëmë, duke përdorur qindra raketa dhe dronë ndaj godinave civile.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko raportoi se mbeturinat e një droni goditën një ndërtesë banimi pesëkatëshe në lagjen Dniprovskiy, ndërsa një zjarr shpërtheu në katin e dymbëdhjetë të një ndërtese tjetër.

Ushtria raportoi zjarre të tjera në katin e dhjetë të një ndërtese në lagjen Podilskyi dhe një tjetër në çatinë e një ndërtese pesëkatëshe në lagjen Solomianskyi.

Sipas autoriteteve ukrainase, deri në këto momente 1 person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e sulmeve në kryeqytet, ku u raportuan ndërprerje të energjisë elektrike në disa lagje.

“Shumë ndërtesa të larta në të gjithë Kievin u goditën, praktikisht në çdo lagje”, tha Tymur Tkachenko, kreu i Administratës Ushtarake të qytetit.

Ndërkohë, dronët ukrainas goditën qytetin portual rus të Novorossiysk mbrëmë, duke dëmtuar një terminal nafte dhe duke shkaktuar një zjarr të madh, sipas burimeve lokale të cituara nga mediat e Kievit.

Sulmi thuhet se kishte në shënjestër kompleksin Sheskharis, një terminal i madh i eksportit të naftës për kompaninë shtetërore ruse të naftës Transneft. Një anije civile thuhet gjithashtu se u godit gjatë sulmit në port, me tre anëtarë të ekuipazhit të plagosur. 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…