Osmani thotë se përpjekjet e Kosovës s’po vlerësohen nga BE-ja: Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet ende në sirtarët e tyre

Presidentja Vjosa Osmani në një intervistë për “Politico”, ka deklaruar se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian mbetet e bllokuar dhe sipas saj, procesi i bazuar në merita, për të cilin BE-ja flet aq shumë, ende nuk shihet në praktikë.

Osmani ka thënë rruga drejt integrimit në BE është e vetmja rrugë që populli i Kosovës ka qenë i orientuar.

“Shpresoj, populli i Kosovës nuk ka shikuar asnjëherë dikah tjetër. Ne kemi qenë të orientuar vetëm kah kjo rrugë, rrugën e integrimit në BE,  ne nuk flirtojmë me fuqitë e tjera… por në të njëjtën kohë nuk e ndjej se ky përafrimi me BE-në dhe fakti që jemi 100 prëqind në linjë me politikat e BE-së, nuk kemi parë se është vlerësuar. Krejt e kundërta, është marrë si e mirëqenë.

97% e njerëzve, sigurisht, janë pro-evropianë. Reformat tona në ekonomi, në sundim të ligjit, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kanë qenë thelbësore. Megjithatë, në rrugën tonë të integrimit evropian, jemi të bllokuar. Dhe duket sikur procesi i bazuar në meritë, për të cilin BE-ja flet aq shumë, mbetet diçka që duhet të vijë. Unë ende nuk e shoh të ndodhë.

“Por shpresoj, ashtu siç thatë ju, që Gjermania do të luajë atë rol udhëheqës në shtyrjen e një procesi të bazuar në meritë, sepse ne nuk po kërkojmë bamirësi.”, ka thënë Osmani ndër të tjera.

Mes tjerash, Osmani foli edhe rreth aplikacionin e Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat, duke thënë se i njëjti nuk është shqyrtuar dhe se ndodhet diku në sirtarët e BE-së.

“Ne nuk po kërkojmë bamirësi, nuk po kërkojmë rrugë të shkurtër, po kërkojmë respekt për punën që bëjmë dhe pranimin e reformave që ne ndërmarrim. Dhe nëse kjo do të merret parasysh, Kosova do të bëhej vendi udhëheqës. Por realiteti është se tani për tani, aplikimi ynë as nuk është shqyrtuar. Ne aplikuan në dhjetor 2022, dhe tani jemi pothuajse në dhjetor 2025. Ai ndodhet diku në sirtarët e Bashkimit Evropian, por nuk po ecën përpara”, tha Osmani.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…