• Fri. Nov 14th, 2025

Mbappé hyn në histori, bëhet lojtari i parë në shekullin e 21 me 400 gola të shënuar

Nov 14, 2025

Kylian Mbappé është pjesë e historisë, si lojtari më i ri i shekullit të 21-të që arrin 400 gola në karrierë, në moshën vetëm 26 vjeç, 10 muaj e 3 ditë.

Më mirë se ai, vetëm legjenda Pelé, duke e realizuar atë në moshën 23 vjeçare.

Ylli i Real Madridit shënoi dy herë kundër Ukrainës në fitoren 4-0 të Francës në kualifikueset e Botërorit.

Me këtë shifër historike, francezi la pas edhe yje të futbollit si Lionel Messi, që 400 gol a i shënoi 27 vjeç e 95 ditë, dhe Cristiano Ronaldo, që e arriti këtë sukses në 28 vjeç e 335 ditë.

Por për Mbappé, 400 nuk është e mjaftueshme.

“400 gola nuk i impresionojnë njerëzit! Dua të lë gjurmën time në historinë e futbollit, prandaj duhet të shënoj edhe 400 të tjera. Ka një me 950 e ca gola dhe një tjetër me 900 e ca. Pra, 400 gola nuk mjaftojnë!”

Mbappé ka shënuar 27 gola për Monakon, 256 për PSG-në, 62 për Real Madridin dhe 55 për Francën. Me 23 gola tashmë këtë sezon në vetëm 20 ndeshje, Mbappé ndjek ëndrrën e pamundur të Ronaldos për 1,000 gola.

Ai e pranoi se kjo është joreale, por ai do ta provojë ta kthejë në realitet!

Vetëm 26 vjeç, ai ka shumë ambicie!