Kryediplomati i Gjermanisë të martën në Kosovë, takim me Osmanin e Kurtin

Kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të vizitojë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, javën e ardhshme.

Sipas njoftimit të Ambasadës, në Kosovë do të qëndrojë të martën. Wadephul do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, shkruan KFVA,

Ai do të nis vizitën në Bosnjë dhe Hercegovinë, e do ta përfundojë në Maqedoninë e Veriut.

“Ju njoftojmë se Ministri ynë i Jashtëm, Johann Wadephul, do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme. Udhëtimi i tij do të fillojë në Bosnjë dhe Hercegovinë të dielën dhe do të vazhdojë përmes Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë për në Kosovë të martën pasdite (18.11.25) përpara se të përfundojë në Maqedoninë e Veriut të mërkurën. Në Kosovë ai do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, si dhe me ushtarë gjermanë të KFOR-it”, ka njoftuar ambasada.

Ambasada tha se ky udhëtim i tij është pjesë e mbështetjes së Gjermanisë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, ndaj të cilës tha se janë të përkushtuar.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…