“Ishin mirë, fërkime ka çdo shtëpi” – flet nëna e autorit në Francë që dyshohet se vrau gruan dhe vetën

Reagimi i nënës së Andon Janaqit, autorit të dyshuar të vrasjes së partneres së tij dhe më pas vetëvrasjes në Francë. Ajo ka kërkuar ndihmën e shtetit shqiptar për të sjellë trupin e të birit në atdhe, ndërsa ka treguar se nuk kishte asnjë dijeni për konfliktet që mund t’i kishin çuar drejt kësaj tragjedie.

“Më ndihmoftë shteti të më sjellë trupin e djalit këtu. Unë nuk di gjë se çfarë ka bërë djali andej. Ishin mirë, ishin bukur. Fërkime ka çdo shtëpi”, rrëfen nëna.

Sipas saj, telefonata ka ardhur rreth orës 20:45 nga nusja e djalit tjetër që jeton në Greqi: “Flora, mblidh mendjen, se yt bir kështu ka bërë. Vrau veten e tij dhe nusen”, i është thënë asaj mes lotësh, shkruan KFVA.

Ngjarje e rëndë në Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë

E tronditur dhe e shkatërruar, ajo ka pohuar se nuk e dinte që situata mes çiftit mund të përfundonte në një akt kaq ekstrem: “Ata kishin fërkime në shtëpinë e tyre, por nuk e di t’i them të sakta se trurin nuk e kam të qetë. Evlat e kishte ajo, evlat e kisha dhe unë. Nuk më vjen mirë.”

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në qytetin Brest të Francës, ku çifti shqiptar u gjet i pajetë në apartamentin e tyre, ndërsa autoritetet franceze po hetojnë pistën e vrasjes së ndjekur nga vetëvrasja.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…