Aksident në Stokholm – Përplaset autobusi dykatësh, disa të vdekur

Një autobus u përplas në një stacion autobusi në qendër të Stokholmit. Nga aksidenti, ka pasur disa viktima dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Policia e ka përshkruar situatën si një “incident serioz”, ndërsa shkaku i aksidentit ende nuk dihet. Shoferi i autobusit është arrestuar.

Ngjarja po hetohet si vrasje e rëndë nga pakujdesia dhe jo si sulm terrorist. Sipas shërbimit zjarrfikës, ngjarja ndodhi gjatë orës së pikut dhe situata është jashtëzakonisht kaotike.

Pesë persona u plagosën, dy prej të cilëve u dërguan në spital. Policia ka konfirmuar se dy persona humbën jetën në aksident, raporton The Sun.

Incidenti ndodhi në orën 15:24 në Valhallavägen në Östermalm. “Në këtë moment, policia nuk po komenton për numrin, gjininë apo moshat e viktimave”, tha policia në një deklaratë.

Një person që banon në zonë tha se dëgjoi një shpërthim të fortë. “Po rrija në dhomën time, dëgjova një zhurmë të madhe dhe dëgjova disa njerëz të bërtisni. Pastaj vrapova drejt dritares dhe pashë një autobus që ishte përplasur dhe disa njerëz në tokë”.

Michelle Mackey sapo kishte zbritur nga autobusi, kur ndodhi aksidenti. “Pashë kaos total”, tha ajo. “Do të kem makthe”. Autobusi dykatësh i përkiste kompanisë Transdev.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…