Turqia ndalon përkohësisht fluturimet ushtarake – kjo është arsyeja

Turqia ka pezulluar përkohësisht fluturimet e avionëve të saj transportues ushtarakë C-130, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes të enjten. Ky vendim erdhi pas rrëzimit të një avioni C-130 në Gjeorgji, ku humbën jetën i gjithë personeli ushtarak prej 20 personash.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë tha se fluturimet e C-130 u pezulluan përkohësisht për të lejuar që avioni t’i nënshtrohet inspektimeve të hollësishme teknike. Vetëm ata që kalojnë me sukses kontrollet do të lejohen t’i rifillojnë fluturimin, tha Ministria në një komunikatë.

Avioni i mallrave po fluturonte nga Azerbajxhani për në Turqi, kur u rrëzua në komunën Sighnaghi të Gjeorgjisë, afër kufirit me Azerbajxhanin.

Personeli ushtarak ishte pjesë e një njësie përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe riparimin e avionëve turq F-16 që kishin fluturuar në Azerbajxhan për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores në atë vend. Ngjarja shënoi suksesin ushtarak të Azerbajxhanit në vitin 2020 mbi Armeninë për kontrollin e rajonit të Nagorno-Karabakut, një konflikt që kishte zgjatur gati katër dekada.

Aeroplanët ushtarakë të mallrave C-130 përdoren gjerësisht nga forcat e armatosura të Turqisë për transportimin e personelit dhe trajtimin e operacioneve logjistike.

  • Shkrime të ngjashme

    Osmani për FSK-në: Profesionale, aleate e besueshme – fuqia që garanton lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook. Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë. “E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme.…

    I zhdukur prej dy javësh: Policia publikon foton e 17-vjeçarit nga Gjilani, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Policia e Kosovës ka publikuar foton e një 17-vjeçari nga Gjilani duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se, i riu është shpallur person i humbur që nga data 2 janar. “Në…