Shuma astronomike, ja nga sa para do të fitojnë Paul dhe Joshua nga meçi i tyre

Anthony Joshua pritet të rikthehet në ring me një përballje befasuese ndaj YouTuberit Jake Paul – një duel që mund t’i sjellë secilit mbi 79 milionë euro.

Sipas “Daily Mail”, negociatat për ndeshjen që mund të zhvillohet muajin e ardhshëm në Miami janë në fazën përfundimtare, me një çmim total prej 158 milionë eurosh. Lufta do të jetë profesionale dhe jo ekzibicion, sipas promotori Eddie Hearn.

Ndeshja pritet të transmetohet në Netflix, që aktualisht po përgatit edhe një dokumentar për Joshua-n, ndërsa përfshirja e Paul lidhet me suksesin e tij të mëparshëm në platformë kundër Mike Tysonit.

Joshua, që nuk ka luftuar që prej humbjes ndaj Daniel Dubois, e sheh këtë duel si një mundësi për t’u rikthyer fuqishëm dhe për të fituar shuma rekord. Kritikët e quajnë “show komercial”, por Hearn e mbron idenë:

“Kur ke mundësi të fitosh 50 herë më shumë, çfarë do të bëje në vendin e tij?”

Nëse marrëveshja finalizohet, kjo ndeshje do të jetë një nga më fitimprurëset në historinë moderne të boksit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…