Rrëzohet një aeroplan turk në Kroaci

Në vendin Krivi Put, jo larg Senjit në Kroaci, ka rënë një aeroplan turk Airtractor.

Policia e Qarkut Lika-Senj ka konfirmuar se aeroplani me targa turke ka humbur nga radari në orën 16:53.

“Aeroplani është gjetur. Janë dërguar zjarrfikësit, tani do të vijnë agjencia për hetimin e aksidenteve dhe të gjitha shërbimet e tjera”, tha Davor Spevec nga Mbrojtja Civile për 24sata.

Dy Airtractors turq po fluturonin nga Rijeka drejt Zagrebit, por u kthyen për shkak të mjegullës, shkruan index.hr.

Njëri u ul në aeroportin në ishullin Krk, ndërsa tjetri u zhduk.

Zjarri në vendin e aksidentit u shua ndërsa është gjetur edhe trupi i djegur i pilotit.

Ndryshe, hetimet e para tregojnë se piloti para rënies kishte bërë një thirrje për ndihmë, të quajtur Emergency dhe shpejt u zhduk nga radari. 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…