Ky është kandidati për kryetar të komunës që ia pa hajrin humbjes, pritet të bëhet deputet në Kuvend!

Kosova, që nga fillimi i këtij viti u përball me zgjedhje paralmentare të mbajtura në muajin shkurt, më pas në tetor me zgjedhje lokale, ndërsa sërish më 9 nëntor u mbajt balotazhi në 18 komuna. Edhe në fundin e këtij viti, pritet që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, raporton KFVA.

Në balotazhin e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor, sipas rezultateve të KQZ-së të cilat ende nuk janë certifikuar, në komunën e Mitrovicës së Jugut, u shpall fitues Faton Peci, ndërsa në Obiliq, Halil Thaçi.

Që të dy janë edhe deputetë të Kuvendit.

Sipas renditjes, pas Pecit e Thaçit, në ulësen e Kuvendit pritet të vie Vigan Qorrolli.

Sipas listës të publikuar në KQZ, Qorrolli ka marrë 16,631 vota.

I dyti kandidat i VV-së, që pritet të betohet është Taulant Kelmendi me 16424 vota.

Kelmendi, humbi zgjedhjet për kryetar të komunës ku i mori 12,478, osë shprehur në për qindje 38.87%.

Ndryshe, në rast se Kelmendi dhe Qorrolli bëhen deputet të Kuvendit, do të jenë për shumë pak kohë në ulësen e parlamentit, pasi pritet që fundi i vitit të përmbyllet me zgjedhje të jashtëzakonshme.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…