Dy të arrestuar në Podujevë, tek njëri u gjet granatë dore

Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme në Podujevë.

Policia e Kosovës njofton se tek të dyshuarit është gjetur një mjet shpërthyes, granatë dore. Ndërsa, personi tjetër është arrestuar për moslajmërim të veprës penale.

Njësia për deminim i KFOR-it dhe FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes

“Podujevë 12.11.2025-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, tek njëri është gjetur një mjeti i dyshuar shpërthyes (granatë dore), ndërsa tjetri për mos lajmërim të veprës penale. Njësia për deminim i KFOR-it dhe FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon te trajtohet ne gjendje te lirë2, njofton Policia e Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…