Deputeti i LDK-së: S’ka Qeveri “Konjufca 1”, shkojmë në zgjedhje

Kanë mbetur edhe pak ditë kur Glauk Konjufcës, si mandatar i kalon afati për formimin e Qeverisë.

Duke folur për këtë çështje, deputeti i LDK-së Paris Guri, në Klan Kosova ka thënë se s’do të ketë Qeveri “Konjufca 1”.

“Mandatimi i Glauk Konjufcës ka ardhur si rezultat i tentimit për të blerë kohë dhe për ta ndryshuar datën e zgjedhjeve dhe asnjëherë s’ka ardhur si rezultat i gjetjes së ndonjë zgjidhje, për arsye se ne e kemi parë që edhe ditën kur është mandatuar z. Konjufca, ai para mediave ka deklaruar se nuk është i gatshëm për të ofruar ndonjë marrëveshje bashkëpunimi ose koalicion për partitë e tjera”, deklaroi Guri.

Ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pranon të afrohet me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë disa ftesa Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ne e kemi bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë format të qeverisjes”, theksoi deputeti ilDK-së.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…