Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së

Kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, një ditë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Në një postim në Faccebook, Hamza ka deklaruar se e ndërmerr këtë hap me “përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë”, duke theksuar se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend.

“Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës”, ka shkruar ai.

Hamza ka shprehur mirënjohje për themeluesit e partisë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, duke uruar që “të jenë së shpejti mes nesh”.

Ai ka falënderuar gjithashtu Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin për “udhëheqjen me dinjitet në kohë sfidash”.

“Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve”, ka përfunduar Hamza.

Kandidatura e Hamzës vjen një ditë pasi kryetari i deritashëm i kpsaj partie, Memli Krasniqi dha dorëheqje.

PDK do të mbajë më 17 nëntor Konventën për zgjedhjen e kryetarit të ri.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…