“Bashkë të pathyeshëm”, FFK publikon një video motivuese para ndeshjes me Slloveninë

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar një video motivuese para përballjes së madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Dardanët janë para një përballje vendimtare në udhëtim te Sllovenia, ndeshje e cila pritet të zhvillohet të shtunën në “Stadion Stozhice” të Lubjanë, me fillim nga ora 20:45.

Për ekipin e Franco Fodas një barazim do ta siguronte vendin e dytë në Grupin B apo automatikisht një vend në ‘play-off’ për kualifikim për Kampionatin Botëror 2026.

Entuziazmi për këtë arritje është i madh te secili qytetar i Kosovës dhe për ta bërë këtë ndeshje edhe më të zjarrtë është përkujdesur faqja zyrtare e FFK-së duke postuar një video motivuese.

“Bashkë të pathyeshëm”, është fjalia e shkruar mbi një video të bukur, e cila sjell pamje të dy fitoreve të Kosovës ndaj Suedisë, por edhe festën dhe atmosferën e tifozëve kosovarë në stadium.

“Besa-besë, besën e kem dhanë, për Kosovë jetën dojmë me dhanë”, është kënga e cila e shoqëron dhe e bënë edhe më rrëqethëse këtë video.

Ndryshe, pas takimin me Slloveninë, Kosova do ta pres Zvicrën të martën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…