Lajme Sport

Anglezët poshtërojnë trajnerin e Serbisë, nuk i shkuan në konferencë

Kombëtarja e Anglisë sonte luan ndaj Serbisë, ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Për serbët është ndeshje historike, pasi do luajnë në “Wembley”, kurse për anglezët një takim i thjesht, shkruan KFVA.

Kjo e tregon edhe ndodhia e fundit në Londër.

https://youtube.com/watch?v=sXI8fqBfCUk%3Fstart%3D1%26feature%3Doembed

Trajneri i Serbisë, Veljko Paunovic u paraqit në konferencë për media së bashku me Nikola Milenkovicin.

Në këtë konferencë ishte i pranishëm vetëm një gazetar nga Anglia, pra vetëm një – të tjerët e poshtëruan trajnerin serb dhe Federatën e Futbollit të Serbisë.

Kujtojmë që në rast se Serbia mposhtet nga Anglia dhe Shqipëria fiton ndaj Andorrës, djelmoshat e Sylvinhos sigurojnë play-offin e Kupës së Botës 2026.