Shefi i EULEX-it viziton Shërbimin Korrektues të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, bashkë me Drejtorin e Qendrës Korrektuese të Dubravës, Sami Gashi, pritën në takim Shefin e Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Bazuar në një njoftim për media, gjatë takimit u diskutua për të arriturat e Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe për fushat e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy institucioneve.

Barbano përgëzoi angazhimin dhe punën e bërë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, duke vlerësuar përkushtimin e stafit dhe përmirësimet e vazhdueshme në këtë institucion korrektues.

Siç njofton ShKK, pas takimit, Dibrani dhe Barbano vizituan nga afër disa prej hapësirave të institucionit, përfshirë Institucionin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta dhe pavijonet e tjera.

“Vizita u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Misionit EULEX, me synim forcimin e standardeve dhe praktikave profesionale në sistemin korrektues të vendit”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…