Sanksionet po funksionojnë – Rusia po humb tregjet në ekonomitë më të mëdha të botës

Brazili ka filluar të reduktojë importet e karburantit dizel rus pas sanksioneve të SHBA-së.

Megjithëse Brazili është një nga prodhuesit kryesorë të naftës në botë, ai importon rreth një të tretën e dizelit për shkak të kapacitetit të kufizuar të rafinimit.

Në fillim të vitit 2025, Rusia furnizonte rreth 60 për qind të importeve të dizelit të Brazilit, por deri në tetor kjo pjesë kishte rënë vetëm në 17 për qind.

Në të njëjtën kohë, kompania shtetërore kineze Yanchang Petroleum ka refuzuar të blejë naftë të papërpunuar ruse në tenderin e saj më të fundit për furnizime midis dhjetorit dhe shkurtit, raporton reuters.

Tregtarët i atribuojnë këtë lëvizje sanksioneve më të ashpra perëndimore që synojnë sektorin e naftës rus dhe eksportuesit kryesorë. Nga frika e sanksioneve dytësore, si kompanitë kineze ashtu edhe ato indiane kanë filluar të shmangin marrëveshjet me Moskën – edhe pse Yanchang kishte qenë më parë një blerës i rregullt i naftës ESPO dhe Sokol.

Yanchang, një nga rafineritë më të mëdha kineze, përpunon rreth 348 mijë fuçi në ditë.

Analistët vënë në dukje se, pavarësisht bashkëpunimit të vazhdueshëm të Pekinit me Moskën, edhe Kina po fillon të ndjejë presionin në rritje të sanksioneve perëndimore.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…