Qytetarët afrohen te Qendra e Numërimit në Mitrovicë, reagon policia

Një numër i qytetarëve ka shkuar te Qendra e Numërimit në Mitrovicë të Jugut, të cilët kanë tentuar të afrohen afër QNK-së, por Policia e Kosovës nuk i ka lejuar, duke kërkuar nga ata që të largohen nga kjo pjesë.

Qytetarët i kanë thënë mediave prapa kamerave se kanë ardhur vetëm të shikojnë se si është gjendja.

Gëzim Stavileci, ish-drejtor i administratës në Komunën e Mitrovicës së Jugut, u bëri thirrje qytetarëve të largohen dhe mos të bëjnë presion.

Kurse, qytetarët brohorasin “Duam rivotim”, “Duam drejtësi”, “Hajnat në burg”, ndërsa më pas janë larguar.

Përndryshe, në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë po vazhdon rinumërimi i votave, pas vendimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Aty ishte ndërprerë rinumërimi për shkak të dyshimit për keqpërdorim të votave.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…