Përshkallëzohen tensionet në kufirin Tajlandë–Kamboxhia!

Të paktën një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën pasi ushtarët tajlandezë hapën zjarr ndaj civilëve kamboxhianë në provincën kufitare Banteay Meanchey, raportuan mediat vendase.

Sipas informacionit nga autoritetet lokale, të shtënat ndodhën rreth orës 15:30 sipas orës lokale. Administrata provinciale deklaroi se personeli ushtarak tajlandez hapi zjarr me municione ndaj tendave të civilëve në fshatin kufitar Prey Chan, i cili aktualisht është pjesërisht i pushtuar nga trupat tajlandeze.

Incidenti ndodhi vetëm një ditë pasi kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të një deklarate të përbashkët paqeje me Kamboxhian, e cila u nënshkrua muajin e kaluar me ndërmjetësimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pasi një shpërthim mine tokësore plagosi dy ushtarë tajlandezë.

Në tetor, kryeministrat e Tajlandës dhe Kamboxhias, Anutin Charnvirakul dhe Hun Manet, nënshkruan një marrëveshje paqeje në prani të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në margjinat e samitit të 47-të të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kuala Lumpur.

Palët u zotuan “për të ulur tensionet dhe për të rivendosur besimin dhe marrëdhëniet të dobishme” midis dy vendeve. Për të arritur këtë qëllim, ato ranë dakord të “zbatojnë uljen e tensioneve ushtarake nën vëzhgimin dhe verifikimin e Ekipit Vëzhgues të ASEAN, duke përfshirë heqjen e armëve dhe pajisjeve të rënda dhe shkatërruese nga kufiri dhe kthimin e tyre në instalimet e tyre normale ushtarake”.

Ndërkohë, përleshje të armatosura shpërthyen përgjatë kufirit Kamboxhia-Tajlandë në provincën Oddar Meanchey të Kamboxhias më 24 korrik, që atëherë kanë ndodhur një numër incidentesh.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…