• Wed. Nov 12th, 2025

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Bykfvanews

Nov 12, 2025

Mot kryesisht me diell po parashihet për ditën e enjtë, megjithëse mjegulla që formohet ultësirave orëve të mëngjesit mund të mbetet më gjatë deri nga mesdita. Temperaturat minimale zbresin në 0C e 3C, e ato maksimale vazhdojnë me një rritje graduale deri në 14C e 16C. Dominojnë qetësitë, e ditën frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, 1-4m/s.

Ditëve vijuese duke shkuar nga fundjava do të vazhdoj të mbretëroj mot stabil, me kthjellime e diell. Mëngjeset mbesin të ftohta, me minimale që zbresin fare pranë 0C, derisa ditën maksimalet po parashihet të jenë me trend të rritjes graduale deri në 16C e 17C të dielen, lokalisht deri në 18C. Të hënën më pas kalojnë më shpesh vransira, por mbetet ende butë. Do të dominojnë qetësitë, e ditën frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme. Të dielen pritet një fuqizim i erërave jugore që frynë edhe mesatare deri në 6m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *