Mot kryesisht kthjellime e diell parashihet të mbretërojë ditën e mërkurë në vend. Ultësirave orëve të mëngjesit formohen kushte për mjegull apo mjegullinë, që deri nga mesdita pritet të largohet.
Temperaturat minimale mjaft të ulëta, zbresin deri në 0C e 3C, e ato maksimale ditën, rriten deri në 13C e 15C. Dominojnë qetësitë, e gjatë ditës frynë erë drejtimesh të ndryshme, 1-4m/s.
Kushte stabile, me kthjellime e diell po parashihen, së paku deri në fundjavë. Orëve të mëngjesit shfaqen kushte për mjegull apo mjegullinë ultësirave. Temperaturat minimale mund të zbresin deri në 0C e -1C, me tendencë të rritjes përgjatë fundjave. Maksimalet shënojnë vlera deri në 15C e 16C. Do të dominojnë qetësitë gjatë këtyre ditëve, me erë të lehtë drejtimesh të ndryshme që frynë pasdite 1-4m/s, njofton Mendimi për Motin.

