Kurteshi në mbledhjen e KQZ-së: Po kërkoni rivotim në Mitrovicë pa i pasur të gjitha informatat, duhet parë çka ka ndodhë fillimisht

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi në mbledhjen që po mbahet, lidhur me dyshimet për fletëvotimet në Mitrovicë, ka thënë se s’mund të kërkohet të shkohet në rivotim pa i pasur të gjitha informatat, shkruan KFVA.

“Ju po kërkoni të shkohet në rivotim pa i pasur të gjitha informatat. Së pari duhet me pa se çka ka ngjarë. Dhe po të thojmë që po krijojmë një komision që krijon raport që i nxjerrë të gjitha gjërat. Ju këtë s’pe pranoni. Mendoj që e kemi obligim, jo vetëm komision për këtë, por edhe për votimet me asistencë, sepse vetëm kështu ne mund të ndikojmë në përmirësimin e kuadrit ligjor, por vetëm kur i kemi të gjitha informatat”, tha Kurteshi.

Pas kësaj ka reaguar anëtari i PDK-së, Arianit Elshani.

“Atje e dini që fletëvotimet s’keni drejtë as mi prekë. Është menaxheri i kontratës. Nuk është mirë me ataku anëtarët. Një herë kam qenë në gjashtë vite me dëshmu dhe monitoru këtë proces. Është e rëndësishme ajo çka ka ndodhur. Prej KQZ-së është mirë me prit raporte të plota, e që unë nuk i kam”, tha Elshani.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…