Kosova ndaloi importin nga disa shtete, raportohet se çmimi i vezëve po shkon në qiell

Ditëve të fundit Kosova ka ndaluar importin e produkteve të shpezëve nga disa shtete, gjë që si duket menjëherë ka ndikuar edhe në çmimin e vezëve.

Në marketet e Kosovës, një kuti me 30 copë vezë tani raportohet se kushton 5 euro, një tjetër rritje që ndjehet në shportën e përditshme të qytetarëve.

Duket se rritjen e çmimit e ka ndikuar vendimi që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, ka marrë për të ndaluar importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga disa vende të BE-së, pas shpërthimit të gripit të shpezëve.

Përpos ndalimit të importit, AUV raportoi të mërkurën edhe për gjetje të salmonellës në importe nga Rumani, diku rreth 30 kilogramë të mishit të pulës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…