Hill: Demaçi ishte i vështirë për bashkëpunim, nuk ishim të interesuar ta promovonim atë si person

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill tha se ishte takuar shpesh me Adem Demaçin dhe se ai kishte qëndrime të ashpra ndaj Serbisë.

Diplomati tha gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale se nuk mund të bashkëpunohej me të.

“Ai nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunoje, të punoje në një dokument. Kishte opinione shumë të forta. Por, në aspektin e bashkëpunimit ishte i vështirë dhe ne nuk ishim të interesuar ta promovonim atë si person”, tha ai.

Hill tha se “shumë mirë që kishte opinionet e veta dhe u qëndronte fort”, por në aspektin e bashkëpunimit, Demaçi “ishte shumë i vështirë”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…