‘Ferri’ që përjetuan zyrtarët nga Rozi në Ministri: Idiot, i pa aftë dhe i pa pērgjegjshëm

Ministria e Indrusisë Tregtisë dhe Ndërmarrsisë ishte një ‘ferr’ për zyrtrarët që punonion nën urdhrat e Rozeta Hajdarit e cila i ofendonte kërcënonte e nënçmonte, transmeton Gazeta KFVA.

Të gjitha këto i kanë rrëfyer vet zyrtarët që janë deklarata në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të ngritur nga prokurorët Valdet Gashi e Milot Krasniqi.

Hafiz Gara Udhëheqës i Divizionit për Rezerva, u quajt “i paaft” e “idiot” dhe plot ofendime e kërcënime të tjera, krejt këto sipas aktakuzës aludonin në realizimin e kontratave që janë nẽ proces të hetimit

“Në pyetjen e avokatit mbrojtës të tij, se a kishte qenë i kanosur dhe i shantazhuar ndonjehere me vendin e punës gjatë kësaj periudhe kohore nga ministrja Rozeta Hajdari dhe sekretari Irfan Lipovica, konkretisht për suspendim dhe largim nga puna, i pandehuri ka pohuar se përgjatë takimeve me ministren, e njëjta e kishte ofenduar me fjalët më banale, duke e quajtur idiot, i pa aftë dhe i pa pērgjegjshëm, duke aluduar në realizimin e kontratave që janë nẽ proces të hetimit”, thuhet në aktakuzë.

“Mbylle gojën, mendimi yt nuk më intereson fare, kur jam unë këtu ti nuk flet”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Special ku kësaj radhe Rozeta Hajdari i kishte thënë Ermal kutllovcit të cilin siç thuhet e kishte kërcëbuar edhe me burg, por që i njëjti ishte zyrtari i vetëm që nuk kishte pranuar të nënshkruante një deklaratë konfidencialiteti.

Por nuk ka ku shkon më keq ku i njejti edhe ishte larguar edhe nga vendi i punës, por që më pas ishte kthyer me vendimin e Këshillit të Pavarur Civil.

Kërcënimin për largim nga puna e kishte marr edhe Ekrem Avdyli, zyrtar në MINT, veç pse pyet Hajdarin pse nuk e kanë konsultuar zyrën ligjore, që kjo e fundit i kishte cilësuar ‘krejt llama’

“Ju moti keni filluar me këto kërcënime dhe shtrëngime, dhe Hafizi më ka thënë se atij i kishit thënë me më largu nga puna. Jam i gatshëm të shkoj në shtëpi, por nuk kam forcë të merrem me këto shtrëngime”, ka thënë ky dëshmitar në aktakuzë

Enver Hajrullahu i cili nuk pranonte të nënshkruante fatura pa kontratë, sipas aktakuzës i kishte thënë ministres se ai punon me ligjet e Kosovës. “A ligjet që mi ki ti”, ia kishte kthyer ajo, sipas aktakuzës.

Në një prej takimeve më vonë, Hajdari ishte kapur keq me zv/sekretarin Arbër Gegaj. “Arbër Gega ii kishte thënë jo ai por t’i duke iu drejtuar ministres, duhet ta dërgosh Emailin, dhe këtu kishte nisur konforntim verbal mes tyre, me të cilin rast Gegaj kishte dalur i revoltuar nga takimi dhe kishte dhënë dorëheqje”, thuhet në aktakuzë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…