Durkee: Thaçi dukej më shumë si udhëheqës politik sesa si komandant ushtarak

Në intervistën për mbrojtjen, dëshmitari Michael Durkee kishte thënë se në takimin në mes Hashim Thaçit dhe Wesley Clark, tani i akuzuari nuk kishte vepruar si komandant ushtarak dhe luftëtar por që dukej më shumë si figurë politike i cili ishte i gatshëm për t’u angazhuar por i qartë se Kosova duhej të bëhej e pavarur.

“Mendoj se kjo ishte bazuar në atë se çka më kujtohet: lloji i bisedës që u zhvillua, foli pothuajse tërësisht për aspirata politike më shumë se për objektivat ushtarake që mund të kishin dhe në këtë kuptim ishte udhëheqës politik më shumë sesa komandant ushtarak”, tha ai

Dëshmitarit Durkee iu prezantua një dokument për të cilin tha se duket që të jetë një proces formal për të cilin Qeveria e Jugosllavisë kishte marrë vendimin për përfundimin e luftës.

Sipas Durkee, ishte përmendur 26 qershori 1999 si datë për përfundimin e luftës.

“Nuk përmendet aty se cilat janë forcat armike por supozoj dhe hamendësoj se bëhet fjalë për NATO-n”, tha dëshmitari.

Ky dokument u propozua që të pranohet në prova materiale. Kjo kërkesë u pranua meqë nuk kishte kundërshtime nga palët e tjera.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…