Besian Mustafa: PZAP konfirmon që Xhelali me sjellje mangupi nuk kalon

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës për pretendimet e shkeljes së heshtjes zgjedhore në Prishtinë, ka reaguar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Në një postim në rrjete sociale, Mustafa ka komentuar me tone ironike vendimin e PZAP kundër LDK-së që kishte të bënte me rastine e fotografimit të aktivistit të LDK-së nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“PZAP konfirmon që Xhelali me sjellje mangupi nuk kalon!”, ka shkruar ai.

Ky reagim vjen pasi PZAP ka konstatuar se në provat e dorëzuara nga Vetëvendosje nuk ka pasur elemente që dëshmojnë shkelje ligjore nga ana e LDK-së, ndërsa ka theksuar se ngjarja e përmendur ka ndodhur në hapësirë publike dhe jo në ambientet e qendrës së votimit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…