A riparohet defekti i inceneratorit të Elbasanit?

Qeveria shqiptare me mbështetje të Francës do të bëjë një studim fizibiliteti për inceneratorin e Elbasanit për të vlerësuar nëse defekti që ka pësuar ky impiant mund të rikuperohet. Në Komisionin e Burimeve Natyrore, ministri i Mjedisit iu përgjigj pyetjeve të opozitës për vënien në punë të inceneratorëve, sidomos të atij të Elbasantit.

“Vënia në punë inceneratorit është e domosdoshme. Ndaj, mund ta shikoni edhe këtë si pjesë me rëndësi që të bëhet një vlerësim i inceneratorit, se sa shkojnë kostot, sepse edhe sot që ne flasim, por flasim vetëm nga deklarimi i një administratori te Eco Elb.

Duhet një vlerësim, një inspektim nga ana e ministrisë suaj se cila është gjendja e inceneratorit? Sa janë kostot që mund të riparohet dhe vihet lëvizje dhe është e udhës që të zgjidhet zgjidhje përfundimtare. Jam pa diskutim, partizan i menaxhimit të integruar të mediave, do të thotë incenerim. Ju flisni për Hua dhe kredi, por janë shumë lekë të hedhura dhe tani nuk mund ti hedhim inceneratorët për skrap”, pyeti Blendi Himçi deputet i PD-së,

“Ministria e Mjedisit nëpërmjet Qeverisë Franceze i është alokuar një financim për të bërë studimin e fizibilitetit dhe vlerësuar edhe impiantin e trajtimit të mbetjeve të qarkut Elbasan. Për të parë gjithë elementet teknikë që përmenden edhe nga kompania e menaxhimit të këtij impiantit, në mënyrë pastaj që të dali me një rezultat final sa i takon edhe mbështetjes financiare për elementin e riparimit. Ky studim do të fillojë në janar dhe do të bëhet edhe nëpërmjet vizitave dhe inspektimeve në terren për këtë element”, përgjigjet ministri.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…