Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec

Një qytetar është përleshur fizikisht me një anëtar të Këshillit Bashkiak të Pogradecit, gjatë një mbledhjeje, pas miratimit të një liste sipërfaqesh tokash në fshatin Çërravë. Vendimi parashikon mundësinë e dhënies me qira të mbi 34 mijë hektarëve tokë dhe u miratua me 20 vota pro, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga një grup banorësh të zonës.

Gjatë diskutimeve, tensionet u rritën ndjeshëm ndërsa banorët shprehën hapur pakënaqësitë e tyre për mënyrën e hartimit dhe miratimit të listës. Sipas tyre, procesi ka mungesë transparence dhe mund të prekë interesat e komunitetit lokal.

Pas votimit, një prej banorëve reagoi me tone të ashpra, duke thënë: “Turp të keni, të gjithë. Legena. Palaço”. Këto fjalë shkaktuan irritim te një prej këshilltarëve, i cili u ngrit në këmbë dhe iu drejtua banorit, duke u përleshur fizikisht e duke u goditur me grushte. Konflikti u përshkallëzua deri sa persona të tjerë të pranishëm ndërhynë për të ndarë palët dhe për të qetësuar situatën.

Pavarësisht incidentit, vendimi për sipërfaqet e tokës u konsiderua i miratuar.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…