• Mon. Nov 10th, 2025

Përfundon raundi i dytë, partitë ndajnë territorin – Kush, ku fitoi?

Bykfvanews

Nov 10, 2025

Qytetarët në tetëmbëdhjetë komuna të Kosovës, të dielën votuan për raundin e dytë të zgjedhjeve dhe vendosën për kryetarët që do t’i drejtojnë komunat për katër vitet e ardhshme.

Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në raundin e dytë Lëvizja Vetëvendosje fitoi: Mitrovicën e Jugut, Gjilanin, Fushë Kosovën dhe Obiliqin.

Komunën e Mitrovicës së Jugut e fitoi kandidati i Vetëvendosjes, Faton Peci me 53.47 për qind apo 17 mijë e 837 vota, kurse Arian Tahiri i PDK-së mori 46.53 për qind të votave apo 15 mijë e 522 vota.

Vetëvendosje e mbajti edhe Gjilanin. Alban Hyseni e konfirmoi mandatin e dytë me 61.06 për qind apo 22 mijë e 269 vota, ndërsa Arbër Ismajli i LDK-së mori 38.94 për qind ose 14 mijë e 203 vota.

Për herë të parë pas luftës Lidhja Demokratike e Kosovës humbi Fushë Kosovën, ku kandidati i Vetëvendosjes, Valon Prebreza e mundi Besnik Osmanin, me 54.99 për qind apo 10 mijë e 583 vota, ndërsa kandidati i LDK-së mori 45.01 për qind ose 8 mijë e 664 vota.

Në Obiliq prin Halil Thaçi i VV-së me 51.09 për qind apo 6 mijë e 441 vota ndërsa kundërkandidati i tij nga LDK, Xhafer Gashi ka marrë 48.91 për qind ose 6 mijë e 167 vota. Pas këtij rezultati, Gashi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në parti.

LDK fitoi: Prishtinën, Pejën, Junikun, Dragashin, Vitinë

Lidhja Demokratike e Kosovës e mbajti edhe për një mandat Prishtinën. Përparim Rama i LDK-së mori 51.54% ose 46 mijë e 935 vota duke e mundur kundërkandidatin nga Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, i cili mori 48.46% apo 44 mijë e 126 vota.

Një komunë tjetër që LDK u rikomfirmua fituese është Peja, ku Gazmend Muhaxheri mori 61.15 për qind ose 19 mijë e 629 vota, duke e lënë pas kandidatin e VV-së, Taulant Kelmendi i cili mori 38.85 për qind apo 12 mijë e 472 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës siguroi mandatin e dytë për Ruzhdi Shehun, i cili mori 55.92 për qind apo 1 mijë e 426 vota, kundrejt Agron Kuçit të AAK-së i cili mori 44.08 për qind ose 1 mijë e 124 vota.

LDK mbajti edhe Vitinë ku kandidati i saj Sokol Haliti mori 50.60 për qind të votave apo 8 mijë e 352 vota duke e mundur kandidatin e partisë së Albin Kurtit, Arsim Ademi me 49.40 për qind të vota apo 8 mijë e 155 vota.

LDK mbajti edhe Dragashin, ku Behxhet Xheladini 58.45 për qind apo 6 mijë e 106 vota e mundi Shaban Shabiun e PDK-së me 41.55 për qind ose 4 mijë e 340 vota.

PDK fitoi: Prizrenin dhe Vushtrrinë dhe Kaçanikun 
Prizrenin edhe për nja mandat Shaqir Totaj i PDK-së e konfirmoi me 53.86 për qind apo 25 mijë e 326 vota, duke e mundur Artan Abrashin e Vetëvendosjes, i cili mori 46.14 për qind apo 21 mijë e 699 vota.

PDK e mbajti Vushtrrinë, ku kandidati i saj Ferit Idrizi do të udhëheqë me këtë komunë edhe për 4 vjet, duke siguruar mbështetjen e 54.27 për qind të qytetarëve ose 14 mijë e 427 vota, duke lënë pas Sylejman Mehollin e Vetëvendosjes i cili mori 45.73 për qind ose 12 mijë e 158 vota.

PDK e fitoi edhe Kaëanikun  me kandidatine  saj Sabedin Vishi me 51.86 pwr iqnd tw vota apo 7 mijw e 548 ndwrsa Jeton raka I VV-sw, 48.14 apo 7 mijw 6 vota.

AAK fitoi: Gjakovën, Suharekën, Klinën dhe Rahovecin
Njërën prej komunave të mëdha të Kosovës e mbajti edhe për një mandat Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku Ardian Gjini mori 56.03 për qind të votave apo 17 mijë e 24 vota kundrejt kandidatit të Vetëvendosjes i cili mori 43.97 për qind ose 13 mijë e 362 vota.

AAK siguroi edhe mandatin e tretë në Suharekë, ku Bali Muharremaj mori 55.60 për qind ose 11 mijë e 640 vota përkundrejt Ardian Shalës së LDK-së me 44.40 për qind apo 9 mijë e 295 vota.
Kjo parti e mbajti edhe Klinën, ku Zenun Elezaj mori 58.02 për qind të votave ose 8 mijë e 84 vota, duke e mposhtur kandidatin e PDK-së Sokol Bashota i cili mori 41.98 për qind ose 5 mijë e 849 vota.

Edhe në Rahovec, kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, siguroi mandatin tjetër me 53.59 për qind apo 8 mijë e 769 vota ndërsa Ali Dula i VV-së ka marrë 46.41 për qind ose 7 mijë e 593 vota.

Në Mamushë, Abdulhadi Krasniq ka marrë 53.5 për qind ose 1 mijë e 577 vota, ndërsa Fikret Morina 46.42 për qind apo 1 mijë e 366 vota.

Në Kllokot ka fituar Bozidar Dejanoviq i Listës Serbe me 90.03% ose 948 vota.

Njëzet komuna të tjera e përfunduan procesin më 12 tetor.

Nga komunat me shumicë shqiptare: Sami Lushtaku (PDK) fitoi në Skenderaj me 83.45 për qind të votave.

Ilir Ferati (LDK) mori Istogun me 58.78 për qind.

Agim Aliu (PDK) e fitoi edhe një mandat në Ferizaj me 56.47 për qind të votave.

Shpejtim Bulliqi (LVV) e fitoi Podujevën me 53.42 për qind.

Imri Ahmeti (LDK) në Lipjan fitoi me 51.15 për qind.

Bashkim Ramosaj (AAK) fitoi në Deçan me 51.57 për qind.

Ramiz Lladrovci fitoi në Drenas me 52.31 për qind ose 13,140 vota.

Ekrem Kastrati (Nisma) udhëheq në Malishevë me mbi 53.50 për qind.

Mehmet Ballazhi (PDK) e ka fituar një mandat pa balotazh me 56.47 për qind.

Kadri Rahimaj (LVV) në Kamenicë me 50.56 për qind dhe Qemajl Aliu (LVV) në Shtime me 50.52 për qind.

Nga komunat me shumicë serbe në raundin e parë Lista Serbe fitoi:
Zoran Todiq (Leposaviq – 70.35 për qind), Sasha Millosheviq (Novobërdë – 61.31 për qind), Ivica Tanasijeviq (Shtërpcë – 66.41 për qind), Millosh Peroviq (Zubin Potok – 79.67 për qind),

Dragisha Milloviq (Zveçan – 86.66 për qind), Novak Zhiviq (Graçanicë – 61.88 për qind), Tanja Antiq (Ranillug – 72.06 për qind), Dragan Petkoviq (Partesh – 89.88 për qind), Millan Radojeviq (Mitrovicë e Veriut – 59.67 për qind).

Partia me numrin më të madh të komunave të fituara është Lista Serbe, e cila ka siguruar drejtimin në dhjetë komuna: Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Kllokot, Partesh, Ranillug, Shtërpcë, Novobërdë dhe Mitrovicë e Veriut.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në shtatë komuna: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Kamenicë, Shtime, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Podujevë.

Me po aq komuna të fituara renditet Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka siguruar drejtimin në Prishtinë, Pejë, Junik, Dragash, Viti dhe Istog.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar gjashtë komuna: Prizren, Kaçanik, Skenderaj, Vushtrri, Ferizaj dhe Han i Elezit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar pesë komuna: Rahovec, Gjakovë, Deçan, Suharekë dhe Klinë.

Nga një komunë kanë fituar: NISMA Socialdemokrate (Malishevë), Iniciativa e Ramiz Lladrovcit (Drenas), Partia turke KDTP (Mamushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *