Pecin e ‘zbut’ rezultati i zgjedhjeve, i ‘egër’ para balotazhit prej akuzave deri padit

Rezultati i zgjedhjeve që e nxori të dytin mbrapa Arian Tahirit të PDK-së në zgjedhjet e 12 tetorit para përfundimit të numërimit e kishte shndërruar në ‘bishë’ Faton Pecin e VV’së i cili nuk dinte se çfarë të bënte, përveç se të paralajmëronte padi ndaj gazetarëve, shkruan Gazeta KFVA.

Atë botë ai akuzonte gazetarët që sipas tij kishin  ndikuar në proces, ku thoshte  se këtë vendim e pati marr pas një “analize të thellë”.

“Pas analizës së thellë të procesit zgjedhor në Mitrovicën e Jugut dhe shqyrtimit të dëshmive e argumenteve të manipulimeve dhe ndikimit të palejueshëm e kriminal në votën e qytetarëve, njoftojmë opinionin se do të dorëzojmë padi penale ndaj personave të mëposhtëm: Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj, Visar Imeri, Ilir Mirena, Valon Syla, Ermal Panduri, Valon Feka, Shkumbin Kajtazi dhe të tjerë për dyshimin e bazuar të Cenimit të Përcaktimit të Lirë të Votuesve, të sanksionuar me nenin 210 dhe të Falsifikimit të Rezultateve të Votimit sipas nenit 216 të Kodit Penal të Kosovës”, thoshte Peci.

Madje deri sot ai nuk i ndali fyerjet e ofendimet nga më të ndryshmet për mediat, analistët e partitë opozitare.

Një analizë të tillë Peci nuk e pati edhe kësaj radhe kur doli fitues dje në zgjedhjet për balotazh, por thotë se ndjehet “thellësisht i gëzuar dhe i nderuar” duke iu gjunjëzuar Kurtit që e qoi në Mitrovicë si kandidat.

“Falënderim i veçantë për Kryeministrin Albin Kurti për mbështetjen dhe besimin gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Shembull i njeriut të drejtë e trim, i ndershëm e sypatrembur, që i doli zot Mitrovicës dhe Republikës, nuk u tërhoq përballë kërcënimeve, shantazhit e presioneve të padrejta, goditi në rrënjë kontrabandën, krimin, strukturat paralele dhe të gjitha padrejtësitë e grumbulluara me vite, duke i kthyer qytetarëve besimin, sigurinë dhe dinjitetin, e Mitrovicës madhështinë e krenarinë.”, u shpreh Peci.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…