• Mon. Nov 10th, 2025

“Pazare të niveleve të ndryshme”, Sveçla mundohet ta arsyetoj humbjen e VV-së në Prishtinë

Bykfvanews

Nov 10, 2025

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një reagimi në Facebook të hënën, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje doli shumë më mirë se të gjitha herat në zgjedhje lokale, ndonëse ka thënë se pritshmëritë e tyre ishin më të mëdha.

Sipas tij, humbësi më i madh në Prishtinë është qytetari.

“Është e qartë se në Prishtinë askush nuk është fituesi ndërsa humbësi më i madh është qytetari i saj. Lëvizja VETËVENDOSJE! humbi jo nga shpalosja apo bashkimi i ideve por nga koalicioni i pazareve të llojeve e niveleve të ndryshme. Koalicioni LDK-PDK-AAK, oligarkë e disa kuazimedia do ti kushtojë më së shumti qytetarit”, ka shkruar ai mes tjerash.

Ai ka shkruar edhe për fotografimin që i ka bërë dje një qytetari afër shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, që mbante në xhaketë një logo të LDK-së, gjë që ai e cilësoi si viktimizëm.

“Janë disa që edhe kur bëjnë shkelje, luajnë viktimën. Ata që më njohin, e dijnë shumë mirë se edhe kur kam qenë Drejtor i Inspeksionit, edhe si Deputet e tash Ministër, e mbi të gjitha gjithmonë si aktivist, unë kam reaguar ndaj shkeljeve e padrejtësive. Kështu do të vazhdoj, drejt dhe me shumë punë”, shkroi Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *