“Ose Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill”, Kurti thotë se s’është mençuri të bëhen dy palë zgjedhje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur sot para gazetarëve pas vizitës në Institutin për Krime Lufte, ku u pyet nëse po zhvillohen bisedime me parti apo deputetë për formimin e qeverisë së re.

Ai tha se mandati për formimin e qeverisë i është dorëzuar tashmë Glauk Konjufcës nga presidentja Vjosa Osmani, dhe se procesi ka edhe dhjetë ditë kohë për të marrë drejtim.

“Mandati i është dhënë Glauk Konjufcës nga VV. Ne urojmë për më të mirën. E ritheksojmë: nuk mendojmë se është punë e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe pastaj sërish në prill”, tha Kurti.

Ai theksoi se deputetët duhet të vendosin mes dy opsioneve të mundshme: sipas tij, ose një qeveri Kurti që do të zgjasë deri në dhjetor, ose një qeveri nën udhëheqjen e Konjufcës që do të zgjasë deri në prill.

“Kështu që deputetët janë para përzgjedhjes: ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill. Pa njërën prej tyre nuk është e mundur. Duhet të përcaktohen për njërën”, u shpreh ai.

Kurti shtoi se pret që gjatë kësaj jave dhe fillimit të javës së ardhshme të ketë më shumë qartësi rreth situatës, ndërsa nënvizoi se mbajtja e dy palë zgjedhjeve në një periudhë kaq të shkurtër do të ishte e paarsyeshme.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…