Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin pothuajse 100% të sakta

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat bëri publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në 5 bashkitë e vendit, duke u ndalur veçanërisht te eksperimenti me inteligjencën artificiale gjatë procesit të numërimit në Tepelenë.

Celibashi deklaroi se përdorimi i AI ishte një test teknik, jo një zëvendësim i mënyrës manuale të numërimit që përcakton Kodi Zgjedhor, shkruan KFVA.

“Në Tepelenë testuam përdorimin e AI në numërimin dhe vlerësimin e votave. Rezultatet ishin të suksesshme dhe përmbushën pritshmëritë tona. Leximi dhe analiza e fletëve u krye në kohë reale, me saktësi pothuajse 100% krahasuar me numërimin fizik,” tha Celibashi.

Ai shtoi se sistemi i inteligjencës artificiale lexoi me saktësi të plotë faqen ballore të fletëve të votimit, ndërsa u konstatuan disa pasaktësi të vogla në pjesën e pasme.

Sipas Kryekomisionerit, përmirësimi i mëtejshëm i saktësisë do të kërkojë ndërtimin e protokolleve teknike të posaçme për numëruesit dhe komisionerët, si dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor në mënyrë që rezultatet e prodhuara nga teknologjia të kenë vlerë ligjore zyrtare në të ardhmen.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…