• Mon. Nov 10th, 2025

Anëtari i KQZ’së: Pokuroria Speciale të hetojë dyshimet për parregullsi në Mitrovicë

Bykfvanews

Nov 10, 2025

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi ka reagaur pas zhvillimeve të fundit në QKN të Mitrovicës dhe akuzave për manipulim me vota, shkruan KFVA.

Ai ka kërkuar hetime serioze nga Prokuroria Speciale.

“Pamjet që po qarkullojnë në media, të cilat ngrejnë dyshime të bazuara mbi parregullsi të mundshme në disa vendvotime, duhet të hetohen me seriozitet nga Prokuroria Speciale, në mënyrë që të zbulohet e vërteta e plotë rreth asaj që ka ndodhur”, shkroi ai mes tjerash

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Pamjet që po qarkullojnë në media, të cilat ngrejnë dyshime të bazuara mbi parregullsi të mundshme në disa vendvotime, duhet të hetohen me seriozitet nga Prokuroria Speciale, në mënyrë që të zbulohet e vërteta e plotë rreth asaj që ka ndodhur.

Vetëm një hetim i plotë, i pavarur dhe profesional mund të garantojë transparencë dhe të rikthejë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

Si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e PDK-së, kërkoj një përgjigje të qartë, të shpejtë dhe profesionale nga Kryetari i KQZ-së dhe Drejtori i Sekretariatit, për të sqaruar si dhe pse ka ardhur të ky defekt në disa vendvotime në Mitrovicë.

Ne nuk do të lejojmë asnjë formë të tjetërsimit të vullnetit qytetar. Prandaj, kërkojmë angazhim të plotë dhe serioz nga hetuesia, prokuroria dhe gjyqësia, në mënyrë që çdo dyshim të zbardhet dhe të mbrohet integriteti i votës së qytetarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *