Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, e ka nisur mandatin e dytë duke i vënë në punë bagerat, lidhur me projektin e Bulevardit të Qytetit.
Hyseni ka njoftuar se sot është bërë rrënimi i objektit të Administratës dhe i objekteve përcjellëse. Ky rrënim sipas tij ka ardhur pas vendimit nga Instituti për Trashëgimi Kulturore, teksa e ka cilësuar si moment historik për Gjilanin.
“Dita e parë e mandatit të dytë nis me projektin e Bulevardit të Qytetit! Rrënimi i objektit të Administratës dhe i objekteve përcjellëse, pas vendimit të shumëpritur nga Instituti për Trashëgimi Kulturore, është moment historik për Gjilanin tonë. Në këtë mandat, projektet që i kemi nisur do të vazhdojnë me ritëm më të fuqishëm, e projektet e reja do ta bëjnë edhe më të bukur qytetin”, ka shkruar Hyseni.

