• Mon. Nov 10th, 2025

Abdixhiku ia refuzoi dorëheqjen, vjen reagimi i Xhafer Gashit

Bykfvanews

Nov 10, 2025

Kryetari i Degës së LDK’së në Obiliq, Xhafer Gashi, ka dalë me reagim pasi kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, refuzoi dorëheqjen e tij nga funksionet në LDK, që e ofroi mbrëmë pas humbjes në garën për Kryetar të Obiliqit. 

Gashi ka falenderuar anëtarët e Kryesisë për mbështetjen, respektin dhe besimin e treguar, duke shtuar se “do të vazhdoj t’i qëndroj besnik misionit tonë të përbashkët”.

“Rrugëtimi ynë vazhdon, me unitet, dinjitet dhe përkushtim”, ka shkruar Gashi.

Abdixhiku ka thënë se e ka rikonfirmuar Xhafer Gashin në pozitat e tij brenda LDK-së, si në Degë të Obiliqit, ashtue dhe në Kryesi e Këshill të Përgjithshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *