Klinë, 9 nëntor 2025 – Procesi i numërimit të votave në komunën e Klinës po shkon drejt përfundimit, ndërsa sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë procesuar 46 nga gjithsej 62 vendvotime, ose 74.19% e totalit.
Rezultatet e përditësuara tregojnë se kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Zenun Elezaj, po ruan një epërsi të qartë me 59.03% të votave, që përfaqësojnë 6,085 vota.
Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sokol Bashota, ka marrë 40.97% të votave, apo 4,223 vota.
Me këtë diferencë të qëndrueshme dhe ritmin aktual të numërimit, Elezaj shihet si favorit i qartë për të siguruar një tjetër mandat në krye të komunës së Klinës.

