Voton Hajrulla Çeku: Uroj që nga nesër e tutje të jenë katër vite të mbara për kryeqytetin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetit Filologjik në Prishtinë.

Ai në deklarimin pas votimit tha se uron që nga nesër të jenë katër vite të mbara për kryeqytetin.

“Pas një procesi të gjatë, sot po e përbyllim edhe këtë cikël të zgjedhjeve lokale, me votë që është detyrim, që është angazhim i yni për ta ushtruar të drejtën tonë mbi qytetin, uroj që deri në fund të ditës të shkojë gjithçka në rregull, të jetë një ditë e mbarë për demokracinë, për vendin tonë, për kryeqytetint tonë”.

“Uroj që edhe nga nesër e tutje të jenë katër vite të mbara, të mira për të gjithë qytetarët e kryeqytetit. I ftoj të gjithë që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votë, për demokraci dhe për qeverisje të mirë”, u shpreh ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…