Rama pas fitores: Kryeqyteti zgjodhi zhvillimin, Prishtina nuk do bllokim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pasi fitoi edhe një mandat në krye të kësaj komune, uroi të gjithë qytetarët e kryeqytetit për këtë fitore.

Në festën e LDK-së në sheshet e Prishtinës, Rama tha se Prishtina sot zgjodhi zhvillimin, e jo bllokimin.

“Sot është fitore e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit, sot është fitore e të gjithë Kosovës. Prishtina tregoi që do zhvillim, Prishtina tregoi që nuk do bllokim, pra shkojmë përpara drejt të djathtës së zhvillimit”, u shpreh Rama.

Pos tjerash, Rama tha se Prishtinën, po e bëjnë metropol, duke përmendur njëherazi edhe projektet që ai pritet t’i përfundojë në katër vjetët e ardhshme.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…