Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje në Shqipëri: Deri në orën 13:00 votuan 13% e zgjedhësve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Ilirjan Celibashi tha në komunikimin me mediat se pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki deri në orën 13:00 është 13,09 për qind.

Bashkia Mat ka deri tani pjesëmarrjen më të lartë, me 29,26 për qind dhe Vlora ka pjesëmarrjen më të ulët me vetëm 8, 51 për qind të votuesve.

“Procesi ka ecur normalisht, i qete dhe pa asnjë shqetësim serioz. Nuk kemi evidentuar ndonjë problem që të ketë ndikuar në procesin e votimit, të gjitha qendrat vijojnë procesin normalisht”, tha Celibashi.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…