Perparim Rama i LDK-së kryeson balotazhin ndaj Hajrulla Çekut të VV-së

Sot në Kosovë po zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët e Prishtinës po zgjedhin kryetarin e ri mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Perparim Rama, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku.

Sipas burimeve të sigurta brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat kanë folur për gazetën KFVA, deri në orën 16:00 avantazhin e mban Perparim Rama i LDK-së, i cili po prin në numër të votave krahasuar me kundërshtarin e tij nga VV.

Procesi i votimit është ende duke vazhduar në kryeqytet dhe rezultatet mund të ndryshojnë me hyrjen e votave të tjera, përfshirë dhe ato nga qendrat me pjesëmarrje të lartë. KQZ pritet të japë të dhënë zyrtare pas përfundimit të votimit dhe fillimit të numërimit të plotë të votave.

Gazeta KFVA do të vijojë të raportojë në kohë reale për çdo zhvillim.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…