Kosovë Lajme

Numërohen mbi 90 % të votave në Gjakovë, Ardiani i AAK-së rreth katër mijë vota më shumë se Ardiani i VV-së

Procesi i numërimit të votave në komunën e Gjakovës po shkon drejt fundit.

Nga 146 vendvotime  janë numëruar 134 prej tyre, ose 91.78 për qind.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ atje po prinë Ardian Gjini i AAK-së me 561.96 për qind ose 15 mijë e 465 vota.

Kandidati i Vetëvendosjes, Ardian Gola sipas këtyre rezultateve ka marrë 43.04 për qind ose 11 mijë e 688 vota.