• Sun. Nov 9th, 2025

Kush, cilat komuna i fitoi?

Bykfvanews

Nov 9, 2025

Shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës është bërë e qartë pas mbajtjes së balotazhit për kryetarë në 18 komuna, më 9 nëntor.

Në rundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 12 tetor, kryetarët i kanë zgjedhur 20 komuna.

Bazuar në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të 9 nëntorit, rezultatet janë kështu:

  • LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik
  • LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq
  • AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec
  • PDK: Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik
  • LISTA SERBE: Kllokot
  • Partia turke KDTP: Mamushë

Në rezultatet e KQZ-së nuk përfshihen votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në rundin e parë – të 12 tetorit – rezultatet kanë qenë kështu:

  • LVV: Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
  • PDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
  • LDK: Istog dhe Lipjan
  • AAK: Deçan
  • LISTA SERBE: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.
  • NISMA: Malishevë
  • Në Drenas ka fituar iniciativa e Ramiz Lladrovcit.

Bazuar në këto rezultate, del që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë fituar nga shtatë komuna, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë komuna, ndërsa Lista Serbe 10 sosh.

Dalja në rundin e parë ishte mbi 40 për qind, ndërsa në rundin e dytë mbi 32 për qind.

Të dyja proceset janë zhvilluar pa ndonjë incident të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *