Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përmes platformës elektronike, ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 në 18 komunat ku është duke u zhvilluar balotazhi, kanë dalë në zgjedhje 79 mijë e 208 qytetarë, apo 6,02 për qind.
Raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Ky është linku ku mund t’i shihni në kohë reale rezultatet e daljes së votuesve.


