Kandidati i VV’së për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ia ka uruar fitoren kandidatit të LDK’së, Përparim Ramës, shkruan KFVA.
Ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë në shërbim të Prishtinës, si opozitë në Kuvendin Komunal.
“E uroj z. Rama për fitoren dhe i uroj me zemër kryeqytetit tonë, Prishtinës, që përnjëmend të dalë nga kaosi në të cilin është futur. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Prishtinës, me të njëjtin përkushtim dhe dashuri, për këtë qytet që të gjithë e quajmë shtëpi. Si Lëvizje VETËVENDOSJE!, do të sigurohemi që nga opozita në Kuvendin Komunal të Prishtinës t’u qëndrojmë afër qytetarëve dhe të përcjellim secilin hap që qeverisja e ardhshme do ta ndërmarrë, duke u siguruar që interesi i qytetarëve dhe i qytetit të mbrohet deri në fund”, ka shkruar Çeku.

