• Sun. Nov 9th, 2025

Gjendet i vdekur një 46 vjeçar në fshatin Soponiçë të Kaçanikut

Bykfvanews

Nov 9, 2025

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete mesditën e së dielës në fshatin Soponiçë të Kaçanikut.

Viktima është e moshës 46 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë Kanun Veseli. Ai tha se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”.

Njoftimi i plotë:

Sot, më datë 09.11.2025, rreth orës 13:50, kemi pranuar një informacion lidhur me një person pa shenja jete në fshatin Soponiçë të Kaçanikut.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë mjekët e QKMF Kaçanik, të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull rreth 46 vjeç është pa shenja jete. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore nga stacioni policor Kaçanik, krim-teknikët dhe hetuesit rajonal.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.

Për informata shtesë lidhur me rastin, do të njoftoheni me raport në vijim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *