Fushë Kosovë – Valon Prebreza i VV-së në avantazh ndaj Besnik Osmanit të LDK-së!

Fushë Kosova sot po zhvillon rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku qytetarët po votojnë mes dy kandidatëve për kryetar të komunës: Valon Prebreza nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Besnik Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Burime të sigurta brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë bërë të ditur për gazetën KFVA se deri në fazën aktuale të procesit, Valon Prebreza i VV-së po kryeson me vota ndaj kandidatit të LDK-së, Besnik Osmani.

Procesi i votimit dhe grumbullimi i të dhënave po vazhdon, ndërsa rezultatet zyrtare priten të konfirmohen nga KQZ pas mbylljes së qendrave të votimit dhe fillimit të numërimit të plotë të votave.

Gazeta KFVA do të vazhdojë raportimet me të dhënat më të reja për këtë garë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…